Kokalari i kthehet keq Berishës: Turp të të vijë, jeni të gjithë të mbaruar, e meritoni Bashën!
Evi Kokalari i është kthyer keq kreut të PD-së, Sali Berisha duke thënë se për zgjedhjen e kreut të FRPD-së janë kryer manipulime.
Ajo me ndihmën e tij është vënë njeriu që donte kryesia dhe se ai ka legjitimuar tashmë gënjeshtrën, ashtu sikurse Basha.
Kokalari: Turp te te vij Sali Berisha! Ka një muaj qe na ka rene goja duke te thënë qe po bëhen manipulime. Kam tre muaj qe te thashë qe Këlliçi vodhi votat dhe përgjigja jote ishte “eh sé 11 vota janë”. Grigels Muçollari ma ka thënë copë qe këta të kryesisë donin njeriun e vet si kryetar dhe me ndihmën tende ja dolen. Sot ti legjitimove gënjeshtrën. E paske merituar Lulzim Bashën i dashur zotëri!!!
Dhe boll u tallët me Primaret. Ju nuk keni konceptin baze te konservatorizmin. Dhe vazhdoni me EPP. Shumë nga ne do e kishin për turp në këtë pikë që PD-ja te hiqej si konservatore. Tashti bëni sikur do luftoni Edi Ramën. Ju jeni te gjithë të mbaruar!

