Studimi: Vegjetarianët kanë dy herë më shumë gjasa të kenë depresion sesa ata që hanë mish

Sipas studimeve, rezulton se nëse e keni përjashtuar mishin nga dieta juaj, për çfarëdo arsye, mund të ketë një efekt të papritur në shëndetin tuaj mendor.

Zbulimi u botua në Journal of Affective Disorders dhe përfshiu 14,216 njerëz në Brazil, të moshës midis 35 dhe 74 vjeç, për të parë nëse vegjetarianizmi kishte një lidhje me depresionin.

Pjesëmarrësit u pyetën nëse i përmbaheshin apo jo një diete pa mish dhe më pas studimi hodhi një vështrim në çdo rast depresioni që ata po përjetonin.

Për shkak se shëndeti mendor i një personi mund të ndikohet nga shumë faktorë, në studim u morën parasysh ndikime të ndryshme të mundshme duke përfshirë aktivitetin fizik dhe përdorimin e substancave.

"Vegjetarianizmi duket të jetë i lidhur me një prevalencë të lartë të episodeve depresive, të cilat janë "të pavarura nga faktorët socio-ekonomikë, të stilit të jetesës dhe mangësive të lëndëve ushqyese" – thuhet në studim.

Megjithatë, ekspertë të tjerë kanë kundërshtuar këtë pretendim se episodet depresive janë të pavarura nga mangësitë ushqyese.

Ata kanë pohuar se mishi përmban lëndë ushqyese të rëndësishme që mund të ndikojnë në cilësinë e funksionit të trurit të një personi.

Monique Richard, një zëdhënëse e Akademisë së të ushqyerit dhe dietologjisë, tha për  Healthline:

"Sa herë që një individ përjashton një grup të tërë ushqimor, në këtë rast, burimet e proteinave dhe yndyrave dhe nuk e zëvendëson atë me opsione po aq të përshtatshme nga ana ushqyese, kjo do të ndikojë në një sërë funksionet sistemike dhe fiziologjike si shëndeti kognitiv.”