Rrugë që vrasin, aksi Lezhë-Vau i Dejës i bllokuar në njërën korsi për shkak të rrëshqitjes

Lëvizja përgjatë aksit nacional Lezhë-Vau i Dejës është bërë mjaft e frikshme dhe e rrezikshme.

Segmenti ka pësuar shembje në disa pika, duke sjellë bllokimin e njëri kah të qarkullimit.

Kjo problematikë ka nisur prej më shumë se dy vitesh, ndërsa asnjë masë nuk është marrë për ti dhënë zgjidhje problematikës.

"Ka dy vite e gjysmë që është shembur, mund të ndodhë aksidenti nga minuti në minutë. Rruga ka shumë lëvizje, ka lidhje dhe me Shkodrën. Duhen marrë masat sa më shpejt."

"Nuk merr njeri masa, shumë problem për shoferët."

Banorët e zonës e drejtuesit e mjeteve kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme pasi lëvizja në këtë aks është kthyer në burim aksidentesh.

"Nuk merr njeri masa çfarë nuk kanë marrë në 2 vjet. Kalojnë makinat e mëdha, ato e shembin dhe më keq. Po shembet fare rruga."

Rruga Lezhë-Vau i Dejës është në varësi të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe deri tani e vetmja  ndërhyrje ka qenë vendosja e disa gomave dhe rrethimi me shirit në vendet ku ka shembje.