“SPAK të hetojë Veliajn”, Balliu: Në Tiranë janë pastruar 1.3 miliardë euro në ndërtim

Opozita I ka tërhequr vëmendjen SPAK për lënien në harresë të dosjes “Ndragheta” ku Erion Veliaj zbulohet në përgjimet e realizuara prej antimafias italiane.

Klevis balliu në një deklaratë nga selia blu ka theksuar se mafia shqiptare po zgjeron influencën në shtetin përtej Adriatikut, teksa Prokuroria e Posaçme nuk ka ndërmarrë asnjë hap.

Klevis Balliu: Pse nuk hetohet Veliaj për lejet e ndërtimit që ju ka dhënë personave që hetohen nga “Ndragheta”? Pse SPAK rri e vështron ndërkohë që indiciet e kolegëve përtej Adriatikut janë edhe më të madha se masa ajrore që i ndan dy vendet.

Sipas tij raportet ndërkombëtare flasin për pastrim të parave me ndërtimet në Tiranë, ndaj shton se bumi I viteve të fundit tregon  qarkullimin e parave të pista në këtë sektor.

Klevis Balliu: Raporti i Nismës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar tregon se në vitet e fundit në Tiranë janë pastruar 1.3 miliardë euro në sektorin e ndërtimit.

Në janar të vitit të shkuar, antimafia italiane publikoi disa përgjime ku anëtarë të “Ndraghetës” bisedonin për investime në kryeqytetin shqiptar, teksa shpreheshin se për tenderat dhe ndërtime duhet të paguaje deri në 20 për qind ryshfet.