Rrëmbimi në autostradë, policia zbardh ngjarjen: Panë që u rrethuan, zbritën nga makina dhe ikën në këmbë

Policia zbardh ngjarjen e ndodhur më 2 tetor 2022 në autostradën Tiranë – Durrës.

Policia ka arrestuar njërin prej 4 personave dhe tre të tjerët janë shpallur në kërkim. 

Policia thotë se ka sekuestruar dhe makinën ku u mor peng Indrit Beqiri dhe ka fiksuar dhe prova biologjike.

Kur personat në makinë kanë parë që nuk mund ti iknin rrethimit të policisë kanë zbritur nga makina dhe kanë ikur në këmbë.