U rikthye në presidencë, për çfarë e mori malli Metën? "U çmalla me Isa Boletinin"
Nga Ora News Përditësimi i fundit 4 Tetor 2022, 12:45
Në një deklaratë me gazetarët pas takimit me Bajram Begaj, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta i pyetur se për çfarë e kishte marrë malli më shumë në presidencë, deklaroi, për Isa Boletinin.
"U çmalla me Isa Boletinin, sepse është një pikturë e jashtëzakonshme. Sepse ia kam marrë zotit Ruçi, dhe është një nga ato momentet e pakta të bashkëpunimit miqësor jo me të si person por me Kuvendin.
U gëzova që Isa Boletini është në presidencë akoma dhe më risolli kujtime shumë të bukura dhe më dha frymëzime shumë të forta," tha ai.
