"Krizë për të blerë dru", 10 mijë lekë metër/kubi në Elbasan

Kriza energjetike që ka përfshirë vendin tonë, dhe pasiguritë në lidhje me çmimin e energjisë ka bërë që qytetarët të kthejnë sytë nga drutë për tu ngrohur gjatë dimrit. Por, në Elbasan rritja e çmimit është bërë e papërballueshme, ndaj askush nuk është i sigurtë për ngrohjen në ditët e acarta.

Teksa jemi në prag të ditëve të acarta qyetarët ende nuk e dinë me çfarë do të ngrohen.

Nga njëra anë kriza energjitike e bën pothuajse të pamundu ngrohjen me korent, nga ana tjetër çmimi i druve është bërë i papërballueshëm.

Në Elbasan qytetarët flasin për çmime të papara ndonjëherë për metër/kub dru.

"Me çfarë të ngrohemi. Drutë kanë shkuar 10 mijë lekë metër/kub. Kështu që s'mundemi dot.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Drutë nuk i blejmë dot se janë gritur çmimet. Një metër/kub ka shkuar 80 mijë lekë," thonë qytetarët.

Thonë se të ardhurat e tyre nuk mjaftojnë as për gjërat bazë.

"Po si blejmë dot. Me këtë pension që kemi ne, nuk na del për bukë, jo të marrim edhe dru.

Është e papërballueshme," thonë ata.

Vendi ynë është përfshirë nga një inflacion i lartë muajt e fundit, ndërsa kriza ka rënduar drejtëpërdrejtë familjet me të ardhura të ulta.