"Lehtësira për peshkatarët", Rama: Do të rishikojmë çmimin e karburanteve

Por ndërsa opozita është përqendruar te organizimi dhe denoncimet, kryeministri edi rama vijon takimet me kategori të ndryshme. Në diskutimin me peshkatarët ai premtoi më shumë mbështetje, duke nisur nga premtimi për rishikimin e çmimit të karburantit për këtë pjesë të industri, premtim ky që artikulohet nga Rama që prej fushatës elektorale të vitit 2015.

Edhe pse çmimi i arit të zi ka ardhur vetëm në rritje, qeveria duket se ka pranuar të rishikojë vendimet vetëm për këtë sektor.

Një tjetër premtim Rama e kishte edhe për eliminimin e burokracive që kanë të bëjnë me marrëdhënien me administratën.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Natyrisht kjo kërkon që ne të lehtësojmë çdo lloj peshe, në aspektin  burokratik siç kemi bërë, dhe falë faktit që kemi një dialog të vazhdueshëm me ju.

Jemi vazhdimisht në presionin e kritikave tuaja, jo kërkesave, pasi fatmirësisht kemi arritur të funksionojmë si një komunitet falë jush dhe meje që jam përfshirë në këtë përpjekje, me shumë pasion e dëshirë, pasi e thash nuk do ta harroj kurrë kur kam ardhur t'ju takoj për herë të parë," tha ai.

Rama u shpreh se synohet për të rritur eksportet në peshkim, në 200 milion lekë.

"Ne duam që Shqipëria të shkojë në 1 miliard eksporte bujqësore ku peshkimi duhet ta kapi patjetër tavanin e 200 mln dhe ta kalojë. Dhe kjo është plotësisht e mundur," tha ai.