Shtëpia e “veshur” me zhgarravina, britaniku Sam Cox realizoi ëndrrën e fëmijërisë
Artisti britanik Sam Cox ka realizuar një tjetër krijim përmes zhgarravinave. Kësaj here artisti ka vendosur të vizatojë shtëpinë në të cilën banon.
Kjo që po shikoni, që nuk ngjan aspak si një shtëpi normale, është ëndërra e realizuar e artistit britanik Sam Cox, i njohur ndryshe si Mr Doodle.
Sam Cox, kaloi tre vjet duke vizatuar zhagarravina, një formë arti e konceptuar prej tij, mbi çdo cep të shtëpisë, të cilin e nisi me dhomën e gjumit, e më pas puna e tij vazhdoi edhe me dhomat e tjera, duke mos harruar as pajisjet e vogla deri në muret e jashtme të shtëpisë.
“Vizatimi I mureve ishte një proces kaq i mrekullueshëm. Thjesht kënaqesha me krijimin e rrjedhshëm, ndërsa tani kjo shtëpi është parajsa për mua”, -është shprehur ai, teksa edhe vet mban të veshur në trup rroba me të njëjtat printe bardh e zi.
Për të realizuar këtë projekt Cox shpenzoi 238 litra bojë të bardhë, mbi 400 shishe me bojë të zezë, me një kosto prej 1.5 milionë dollarësh.
Artisti Sam Cox jeton me bashkëshorten, Alena, artiste po ashtu, e cila jo vetëm që e shijon shtëpinë e saj plot me shkrime, por here pas here edhe I ngjyros veprat e të shoqit.
Krijimet e çuditshme të Cox e kanë bërë atë fitues edhe të cmimeve të rëndësishme. Në vitin 2020 ai ishte artisti I pestë më I suksesshme I moshës nën 40 vjeç, ku u prezantua për një ankand me një vepër që kapte vlerën e afro 1 milion dollarëve.


