Meta: Me presidentin Begaj folëm për datën e zgjedhjeve, duhet caktuar sa më shpejt
Kryetari i PL-së ilir Meta në një prononcim për gazetarët deklaroi pas takimit me presidentin e Republikës Bajram Begaj, se kishin diskutuar mbi datën e zgjedhjeve të ardhshme vendore.
Sipas Metës, çdo datë është e pranueshme, ndërsa e papranueshme është qeverisja e këtij sistemi nga një pushtet monist.
"Ishte një kënaqësi që të takohesha me presidentin Begaj me kërkesën e tij për të diskutuar për zgjedhjet e ardhshme vendore.
Sa më parë të shpallet kjo datë, në respekt të të gjitha afateve ligjore. Besoj se kështu do të ndodhë, sepse një orë e më parë qytetarët e Shqipërisë duhet të shpëtojnë nga kjo zgjedhë moniste e pushtetit vendor.
Nga ky shpërdorim skandaloz i taksave të tyre, i hapsirave publike nga përkeqësimi i shërbimeve e gjithçka tjetër që ka ardhur nga një pushtet monist i vendosur.
Çdo datë është e pranueshme. E papranueshme është se kemi 4 vjet që kemi një pushtet vendor monist," tha ai.