"Landfilldi që nuk mbaroi" Vendgrumbullimi i Sherishtës ende jofunksional në Vlorë
Projekti më i madh i menaxhimit të mbetjeve në Vlorë, Landfilldi Sherishtës duhet të kishte përfunduar sipas afateve. Vonesat në projektin në fjalë kanë bërë që mbeturinat e qytetit ende të depozitohen në brendësi të lagjes 24 Maji në një vendgrumbullim që nuk plotëson as standardet minimale.
Pamjet që vijnë nga brenda lagjes 24 maji në Vlorë lënë për të dëshiruar.
Siç mund të shihet në pamje, ky vendgrumbullim mbetjesh është jashtë çdo standardi.
Këti mbetje duhet të çoheshin në Landfilldin e Sherishtës, projekt ky që ka kaluar afatet por nuk është përfunduar.
Vendgrumbullimi ndodhet në një bllok banimi jetojnë rreth 500 familje, ndërsa banorët ankohen për problemin që nuk po gjen zgjidhje.
"Ka qenë më pastër, tani është bërë kështu.
Shumë e vështirë është. Ne ushqehemi, nuk diskutohet, por mes styre (plehrave) nuk mund të jetohet. Frikë për shëndetin kemi, por me çfarë do të ushqehemi.
Ja ku jam unë me gjysmë këmbe, çfarë ndihme më ka dhënën mua ai?!" thonë banorët.
Landfilldi i Sherishtës ka nisur punimet në qershor të vitit 2020 ndërsa sipas projektit duhet të përfundonte në 4 dhjetor 2021, me një vlerë investimi afro 10 milionë euro.
