Fier/ Rrëmbeu 13 vjeçarin për 30 minuta se gjuajti drejt shtëpisë, në pranga 49 vjeçari
Nga Ora News Përditësimi i fundit 4 Tetor 2022, 12:11
Një person i shpallur në kërkim për rrëmbim personi është arrestuar nga policia në Fier.
Shtetasi i identifikuar si D.K. 49 vjeç, banues në Fier u dënua me 1 vit e 3 muaj burg pasi rrëmbeu dhe mbajti në shtëpi për 30 minuta një 12 vjeçar.
"Ky shtetas, në datën 30.12.2020, ka mbajtur për 30 minuta, në banesën e tij, një shtetas 12 vjeç, pasi ky i fundit kishte qëlluar me send të fortë në drejtim të banesës së 49-vjeçarit," njoftoi policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.