Hajdutët i vënë syrin shtëpive të emigrantëve. Vjedhje me armë në Shkodër, ende pa autor grabitja në Klos
Banesat e të moshuarve me fëmijë emigrantë duket se janë vënë në shënjestër të hajdutëve të maskuar. Dy raste të ngjashme janë shënuar në harkun e 10 ditëve në Shkodër e Klos, ku autorët mbeten të lirë.
Dy të moshuar ishin shënjestër e hajdutëve në Kosmaç të Shkodrës. Një person u hyri në banesë dhe u grabiti rreth 1000 paund dhe sende të tjera me vlerë.
Sipas tyre rasti nuk është bërë i ditur pasi nuk bëjnë deklarata për shtyp për vjedhje banesash. Ndërkohë dëshmitë kanë zbardhur detaje për grabitjen.
Sipas dëshmive, autori hyri në banesë dhe shkoi direkt në dhomën ku të moshuarit mbanin paratë dhe sendet e tjera me vlerë.
Këto veprime kanë ngritur dyshime se ai mund të jetë i afërm i familjes ose dikush tjetër që ka marrë dijeni për vendin ku cifti mbanin paratë.
Autori, që dyshohet se ka pasur bashkëpunëtor, është larguar me një motor, dhe mësohet se është përfshirë në aksident.
Blutë sipas burimeve kanë gjetur skafadra me njolla gjaku, mbi bazë të të cilat po punohet për identifikimin dhe arrestimin e tyre.
Ndërkohë policia ka bërë me dije se grabitja e datës 25 shtator 2022 nuk ka ndodhur me armë, por ka ndodhur kur në shtëpi nuk ka pasur persona brenda.
Të dielën, 2 tetor, hajdutët e armatosura u shfaqën në fshatin Dom të Klosit.
Të paktën 5 persona dhunuan dy anëtarë të një familje dhe grabitën rreth 8 mijë euro dhe sende të tjera me vlerë.
Gjashtë persona u shoqëruan në Polici pas veprimeve të para, por deri më tani zyrtarisht asnjë person nuk është vënë në pranga si autor i grabitjes.

