Shpërthejnë depozitat e ujit të kaldajave në shkollën 9 vjeçare "Vëllezërit Haradinaj"

Shpërthejnë depozitat e ujit të kaldajave në shkollën 9

Depozitat e ujit të kaldajeve në shkollën 9 vjeçare "Vëllezërit Haradinaj" kanë shpërthyer sot, fatmirësisht pa lëndime.

Procesi mësimor është pezulluar përkohësisht në një shkollë 9-vjeçare në Njësinë Administrative Rrashbull, Bashkia Durrës.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Burime nga banorë të zonës bëjnë me dije se rreth 540 nxënësit e arsimit 9-vjeçar të shkollë “Vëllezërit Haradinaj”, janë njoftuar kur kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në shkollë për defektin në sistemin e kaldajave, dëmtimi i të cilave ka shkarkuar ujë në pothuajse të gjitha katet e objektit.

Shkolla në fjalë, është një ndër shkollat e rindërtuara në 2020 dhe ka vetëm pak kohë që është vënë në funksion të nxënësve.

Drejtuesit e shkollës janë shprehur për këtë ngjarje jashtë kamerave se vendimi për pezullimin e mësimit është marrë në koordinim me Drejtorinë Vendore të Arsimit.