25 vite nga Shkolla e Magjistraturës, Kim thirrje të rinjve: Bëhuni shpresë për vendin dhe kurrë mos u dorëzoni

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka përsëritur mesazhin se reforma në drejtësi po jep rezultate.

"Ju më keni dëgjuar shpesh të them se reforma në drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë apo e përsosur. Besoj se të gjtihë ne mund të shohim se reforma në drejtësi po fillon të japë rezultate," tha ajo.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Gjatë fjalës në ceremoninë e mbajtur në 25-vjetorin e shkollës së magjistraturës, diplomatja amerikane u përcvolli magjistratëve të rinj edhe mesazhin se puna e tyre lidhet direkt me përparimin e vendit jo vetëm në BE, por edhe në cilësinë dhe sigurinë e jetës së qytetarëve.

"Shpresoj se ju do të bëni të njëjtën gjë. Që do të shiheni çdo mëngjes në pasqyrë përpara se të niseni për në punë dhe ti thoni vetes. Unë do të jem pjesë e arsyes se përse Shqipëria është më e mirë.

Do të jem pjesë e arsyes se përse Shqipëria është në BE. Do jem pjesë e arsyes që populli im të ketë shpresë. Do të jem arsyeja se pse familja ime dhe fëmijët e mi do të jenë krenarë. Do të jem pjesë e një Shqipërie më të mirë për të gjithë ne. Shpresoj që ta bëni këtë. Ju përgëzoj, kurrë mos u dorëzoni," tha ajo.

Për shkak të vendeve vakante të mbetura në sistemin e drejtësisë nga shkarkimet e vettingut, shkolla e magjistraturës përballet me kërkesë të lartë për magjistratë, megjithatë, ministri i drejtësisë ulsi manja apeloi që kërkesa për sasi të mos dëmtoje cilësinë.

"Përgjatë këtyre viteve, shkollës i është dasghur të përballet për nevojat në rritje për gjyqtarë dhe prokurorë të rinj, por me një mision të vetëm: Për hir të shpejtësisë të mos bëhet asnjëherë kompromis në cilësinë e magjistratëve do ti shërbejnë sistemit të drjetësisë," tha Ulsi Manja.

Mesazhe në këtë aktivitet përcollën edhe presidenti i  Republikës Bajram Begaj, drejtues të shkollës së magjistraturës, OSBE dhe ambasadat e vendeve të BE në Tiranë.