“Hashimi i qetë...Jakupi i sprovuar”, Majko tregon gjendjen emocionale të ish-krerëve të UÇK-s në Hagë
Ish kryeministri dhe njëherësh deputeti i PS Pandeli Majko sjellë për publiku e gjerë gjendjen emocionale të ish krerëve të UÇK të cilët gjenden prej 2 vitesh në qelitë e paraburgimit në Hagë.
Në rrjetin e tij social Facebook ai ka shprehur dh enjë herë mbështetjen për luftën e drejt të UÇK-së në Kosovë duke hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tyre për krime kundër njerëzimit.
“Sot, në burgun e Hagës me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Hashimi i qetë. Kadria i qartë. Jakupi i sprovuar. Rexhepi i papërsëritshëm. Për t’ju gjindur në krah, betejës së fundit, për të mbrojtur emrin e UCK-së! Jam krenar për vëllezërit e mij.”, shkruan në Facebook Majko.
Majko ishte në mesin e delegacionit të iniciuar nga ish presidenti i Kosovës Behxhet Pacolli që vizitoi në Hagë ish krerët e UÇK-së. Me ta ishin dhe ish presidentët e Shqipërisë Mojsiu, Mejdani dhe Bamir Topi.
