Soko: Nëse kalon një ditë matja e sahatit, mbi 800 kilovat do të paguhet 12 mijë lekë në ditë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Shtator 2022, 21:32
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Pano Soko nga Nisma Thurje u shpreh se sistemi me fashë mbi 800 kilovat ka një problem shumë të madh.
Ai tha se nëse qoftë edhe një ditë kalon në matjen e sahatit atëherë do të rritet fatura e energjisë në mënyrë artificiale.
Soko: Sistemi me fashë ka një problem shumë të madh. Komponentët 800 kilovat dhe në muaj kanë shumë rëndësi. Duhet të kesh gjithë trupën e nevojshëm që qytetarëve tua matësh në të njëjtën ditë. Sot duke qenë në 30 ditë, sikur një ditë të vonohet, të kalojë 25 kilovat shkojnë 12 mijë lekë në ditë, i rritet fatura artificialisht.
ERE duhet ta merrte parasysh një gjë të tillë dhe të kishte OSHE një trupë që të maste në të gjithë Shqipërinë sahatet në të njëjtën kohë.
