Zjarret po shkrumbojnë ullishtet, i fundit në Levan të Fierit

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme kodrat me ullishte në Levan të Fierit. Të favorizuara edhe nga era, flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme.

Banorët kanë qenë të parët që kanë ndihmuar për shuarjen e flakëve, ndërkohë që menjëherë pas njoftimit forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.