Aksident në Tiranë, 39-vjeçari me biçikletë përplaset nga autobusi në Rrugën e Dibrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Shtator 2022, 17:51
Një 39-vjeçar mbeti i plagosur pasditen e sotme në një aksident rrugor në kryeqytet.
Shtetasi me inicialet E.C po lëvizte me biçikletë në Rrugën e Dibrës kur është përplasur nga një mjet tip autobus që drejtohej nga shtetasi I. M.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi E. C. është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

