Nëse nuk shet, Juventus rrezikon shumë. Humbjet peshojnë në klub
Miratimi i bilancit të sezonit të kaluar ku shoqëria që kontrollon Juventusin ka deklaruar humbje me vlerën 254 milionë €, ka ndezur dritën e alarmit në shtëpinë bardhezi.
Bilanci shqetëson dhe jo pak pasi klubi figuron në listën e humbësve të mëdhenj dhe duke nisur që nga merkatoja e janarit duhet të mendojë për shitjet. Sa më shumë lojtarë të largojë, aq më shumë mund t'i ulë shpenzimet Juventusi.
I pari në listën e të padëshiruarve është mesfushori francez Rabiot. Pasi refuzoi transferimin te Man. United për 20 milionë, ai mund të gjejë një skuadër tjetër në dimër dhe në ketë mënyrë Juve kursen një pjesë të pagës 8 milionëshe.
Në verë do të largohen edhe Cuadrado dhe Alex Sandro që në total fitojnë 11 mln. në sezon ndërsa në dyshim është edhe Di Maria, aventura e të cilit mund të mbyllet pas një sezoni.
