Refuzoi vaksinën anti-Covid, humbet 100 milionë dollarë

Ylli i basketbollit amerikan, Kyrie Irving rrezikoi karrierën e tij dhe me siguri edhe financat e të ardhmen. Pak muaj pas përfundimit të sagës 2-vjeçare të telasheve që i shkaktoi vendimi për të mos u vaksinuar kundër Covid-19, lojtari i Brooklyn Nets rrëfen dëmet që i shkaktoi vendimi. 

"Kam humbur rreth 100 miliomë dollarë për shkak të vendimit për të mos u vaksinuar"… thekson Irving që le të kuptohet se Nets kanë kërkuar kushte të reja negociimi në lidhje me kontratën e re, duke i bërë me dije se mungesa e vaksinës e dëmton jo pak në financa. 

Irving deklaroi gjithashtu se në këtë betejë u ka dhënë zë të pafuqishmëve të cilët nuk kanë mundësi të flasin kur janë kundër vaksinimit në këtë rast. Gjatë sezonit të kaluar Irving nuk luajti në ndeshjet e transfertave për shkak të rregullores shtrënguese në shumë shtete amerikane

NBA nuk ka një rregullore që i detyron lojtarët të vaksinohen por ata nuk lejohet të luajnë në qytetet ku një gjë e tillë është e ndaluar me ligj. Ky fakt e pengoi Irving të arkëtonte të gjithë shumën e kontratës me Brooklyn ndërsa klubi i ofroi një kontratë afatshkurtër.