Shqipëria ndryshe, Reja lë në stol Hysajn dhe Brojën, ndërsa tifozët "braktisin" skuadrën

Trajneri Edoardo Reja do të ndryshojë emrat por jo rreshtimin. Në orën 20.45 sonte kombëtarja do të mbyllë fushatën e Ligës se Kombeve për grupin A2 ku do të kërkojë të evitojë vendin e fundit në sfidën direkte me Islandën.

Për t'i bërë një mbyllje sa më dinjitoze këtij edicioni, trajneri italian bën disa ndryshime të rëndësishme duke zbritur në linjën treshe të mbrojtjes Gjasulën. Risia më e madhe është mungesa e Hysajt në të majtën e mesfushës ndërsa Broja sipas të gjitha gjasave e nis nga stoli në shenjë "dënimi" për rastet e shpërdoruara në Tel Aviv.

Ndërkohë, numri i biletave të shitura për këtë sfidë mbetet shumë i ulët. Në këtë ndeshje Shqipëria do të ketë mbështetjen e 1/3 së "Air Albania Stadium".

Shqipëria ndryshe, Reja lë në stol Hysajn dhe Brojën,