Vinte nga Italia, kapet me armë e municion luftarak 44 vjeçari në Portin e Durrësit

Një person është arrestuar Në Portin e Durrësit pasi gjatë kontrollit iu gjetën në çantë një pistoletë, mjet prerës dhe municion luftarak.

Në kuadër të operacionit të koduar “Parandalimi”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi E. V., 44 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e 44-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një mjet prerës (thikë) dhe një sasi municioni luftarak, të cilat, i arrestuari dyshohet se do t’i trafikonte drejt vendit tonë," njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.