Turqi-Greqi, tensione për ishujt e Egjeut

Presidenti turk u ka qëndruar akuazve se po shkelet marrrëveshja për demilitarizimin e ishujve të Egjeut nga ana e Greqisë. Ndërkohë Athina zyrtare i cilëson dekalrat si gënjeshtra monotone dhe kërcënime të hapura për luftë.

Një ditë pasi Ankaraja pretendoi se automjetet e blinduara të SHBA-së në Egjeun Lindor shkelën statusin e tyre të "demilitarizuar”. Presidnti turk, Recep Tayyip Erdogan, akuzon Greqinë se po furnizon me armë banorët e ishujve në lindje të egjeut, duek e cilësuar si një armatim tendencioz për pushtim.

 “Ne nuk e pranojmë që Deti Egje dhe ai Mesdhe janë të larë në gjak, lot apo armiqësi. Armët e grumbulluara në Trakinë Perëndimore dhe në ishuj nuk kanë kuptim për ne, sepse forca jonë është shumë më e madhe se e tyre, por ju kujtojmë se kjo do të thotë një pushtim i fshehtë.

"Ne kemi qindra vjet punë në ato troje dhe kemi shumë të afërm e bashkëfetarë që jetojnë ende. Është detyrë e jona që të trishtohemi nga zhvillimet në emër të tyre. Mendoni se do t'ju shpëtojë mbështetja nga Amerika dhe Evropa?”

Ndërkohë, në kundërpërgjigje kryeminsitri grek Kyriakos Mitsotakis , I cilësoi gënjeshtra monotone dhe kërcënim të hapur për luftë

“Pala tjetër mund të vazhdojë monotonisht gënjeshtrat dhe kërcënimet e saj, por është i vetëm në këtë lojë. Ata nuk po shkojnë vetëm kundër Greqisë, ata kanë Evropën në tërësinë e saj dhe aleatët tanë për t'u përballur.”

Erdogan e akuzoi greqinë si strehuese të terroristëve.

 “Vrasësit që derdhën gjakun e qytetarëve tanë janë përqafuar pothuajse në çdo vend të Evropës, veçanërisht në kampin Lavrion në Greqi. Ata mund të ecin lirisht duke tundur krahun.”

Ishujt e Egjeut iu dhanë Greqisë sipas traktateve të 1923 dhe 1947 me kusht që ajo të mos i armatosë, por autoritete turke pretendojnë se shteti Helen po e shkel ketë rregull me vetëdije të plotë.