Rivaliteti Amerikë–Kinë për aleatë, gjiganti aziatik detyron amerikanët “të hapin thesin” për investime

Amerikanët do të presin këtë javë në Uashington 12 shtetet e Paqësorit, ku pritet të kenë edhe oferta bujare për këto vende ishullore. Konkurenca me Kinën në këtë rajon ka sjellë që amerikanët të drejtojnë vëmendjen në këtë rajon.

Azi – Paqësori është rajoni në të cilin dy fuqitë më të mëdha në botë, Kina dhe Amerika, po përplasen për influencë.

Kinezët kanë kohë që kanë filluar të ndërtojnë aleancat e tyre me vendet e këtij rajoni, ndërsa amerikanët kanë hyrë menjëherë në lojë për të siguruar edhe ata ndikimin e tyre.

Në një raport të Kongresit amerikan, influenca kineze në këtë rajon shihej me shqetësim. Ishujt e Paqësorit i ofrojnë Kinës një mundësi që me investime të ulëta të marrin shpërblim të lartë, duke shënuar fitore simbolike, strategjike dhe taktike në ndjekje të agjendës së saj globale, shkruhej në raportin e ekspertëve amerikanë.

Shtetet e Bashkuara pritet të që ndërmarrin një politikë të fortë monetare për vendet ishullore të Paqësorit. Aemrikanët kanë organizuar në Uashington një samit këtë javë që do të mbledhë udhëheqësit nga 12 shtetet e Paqësorit.

Koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për Indo-Paqësorin, Kurt Campbell, tha javën e kaluar se samiti do të fokusohej në adresimin e çështjeve të tilla si ndryshimet klimatike dhe shëndeti, si edhe rritja e sigurisë detare dhe lidhjeve të komunikimit të shteteve ishullore me vende si Japonia, Australia dhe India.

Konkurrenca strategjike në Paqësor u intensifikua në mënyrë dramatike këtë vit pasi Kina nënshkroi një marrëveshje sigurie me ishujt Solomon, duke nxitur hamendësime për militarizimin e rajonit.