Rriten pagat për policët, gardën, zjarrfikësit e administratën, Rama del e njofton vetë rritjen

Kryeministri Edi Rama, doli sot në dalje për medien, për të njoftuar rritjen e pagës për një sërë kategorie.

Të gjithë punonjësit e policisë në nivel inspektorësh dhe nivel të mesëm do të kenë një shtesë page.

Shtesa më e lartë 15% është për nivelin e bazë, shtesa 7%  është për nivelin e mesëm. Shtesë page do të ketë edhe për gardën, policinë e burgjeve, zjarrfikësat, administratën publike dhe jo vetëm nëpunësit në shërbimin civil por të gjithë punonjësit mbështetës tha Rama. 

"Të gjitha këto vendime hyjnë në fuqi menjëherë. Paga e ardhshme që do të marrin do të jetë paga e rritur sipas vendimit dhe përqindjes në bazë kategorish" shtoi më tej kryeministri duke u shfajësuar "se inflacionin nuk e solli qeveria dhe nuk e zhduk dot qeveria, as qeveria e SHBA-së dhe as e Kinës nuk e zhdukin dot"