Çfarë ndodhi me Ervis Martinaj? Ramën e pyesin sërish
Policia e shtetit ende nuk ka prova për ate që ka ndodhur me të shumëkërkuarin Ervis Martinaj. Kryeministri Edi Rama u pyet në konferencën e shtypit pas mbledhjes së qeverisë, për afatin që i ka vendosur policisë me qëllim zbardhjen e ngjarjes.
Ai tha se derisa policia nuk ka folur ende, do të thotë se nuk ka prova për të deklaruar çfarë ka ndodhur me të shumëkërkuarin e SPAK për disa vepra të rënda penale.
“Në momentin e parë që do të ketë provat e nevojshme do të ketë komunikimin” tha Rama.
Deklarata u bë sot pas mbledhjes së qeverisë, ndërsa ditën e djeshme Sali Berisha denoncoi përmes një mesazhi që i kishte ardhur nga një qytetar se për të shumë kërkuarin Ervis Martinaj dinte gjithçka një femër socialiste që punonte në Bashkinë e Tiranës.
