Gjykata regjistron Partinë e Lirisë, Ilir Meta kryetari, nënkryetar Agim Nesho

Gjykata e Tiranës pranon aktet e konventës kombëtare të LSI-së që përfshin dhe emërtimin e ri të partisë Partia e Lirisë.

Gjykata e Tiranës ka regjistruar ndryshimet në strukturat drejtuese, duke njohur si kreun e grupit të punës kryetar ish-presidentin Ilir Meta dhe zëvendës kryetar Agim Neshon.

Ndryshimet i janë përcjell edhe KQZ si subjekt i interesuar.

Dy ndryshimet statutore miratuar nga gjykata janë:
1. Ndryshimi i emrit të partisë, nga ‘Lëvizja Socialiste për Integrim’ në  ‘Partia e Lirisë’, ku bashkë me emrin, automatikisht ndryshojnë edhe inicialet e saj, simboli, flamuri dhe vula sipas pikës e) të nenit 11.7 të statutit të LSI

2. Ngritjen e Komitetit Organizator, i cili do të drejtojë kolegjialisht ‘Partinë e Lirisë’ deri në zgjedhjen e Kryetarit të saj, sipas parashikimeve të pikës f) të nenit 11.7 të statutit të LSI. Komiteti Organizator përbëhet nga 77 (shtatëdhjetë e shtatë) anëtarë. Kryetar i Komitetit Organizator u propozua z. Ilir Metaj dhe Zv. Kryetar z. Agim Nesho.

Vendimi u mor më 26 shtator 2022.

Gjykata regjistron Partinë e Lirisë, Ilir Meta kryetari,
Vendimi i Gjykatës
Gjykata regjistron Partinë e Lirisë, Ilir Meta kryetari,
Vendimi i Gjykatës