Ekzekutuan 19-vjeçarin Erjon Xhenje në Shkodër, momenti kur autorët largohen me motor
Ky është momenti ku autorët e dyshuar të vrasjes së 19-vjeçarit Erjon Xhenje largohen pasi ata kanë kryer krimin e rëndë.
Në këtë kamer të sigurisë është fiksuar momenti kur dy persona me skafando motori në kokë dhe me një motor largohen për në lagjen "Guerrilë", aty ku kanë djegur motorrin dhe kanë hedhur edhe armën e krimit tip TT e cila nuk ka pësuar demtime.
Si autor për këtë ngjarje policia ka idetifikuar njërin prej tyre.
Ai është Bajram Çekorja, i cili rezulton të ishte i shpallur në kërkim për një atentat ndaj Alban Brucit.
Sipas burimeve identifikimi i tij erdhi pas një intenerari të ndjekur nga kamerat e sigurisë por edhe nga provat e lëna te arma e krimit.
Për personin tjetër ende policia e Shkodrës nuk ka asnjë përgjigje, por thotë që kjo vrasje ka të bëjë më ekzekutimin e Ismet Çekores, i cili është babai i Bajramit.
