Kryesia e PS-së diskuton për inflacionin e luftës, Rama thotë se do lehtësojë dhimbjen me komunikim
Pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryesocialisti Edi Rama mblodhi pasditen e sotme Kryesinë e PS-së.
Krahas ndryshimeve strukturore për zgjedhjet vendore në fokus të diskutime ka qenë edhe situata e vështirë me të cilën po përballet vendi.
Edi Rama: Inflacioni i luftës është një forcë e madhe që ka marrë hov duke prekur të gjithë, por ne kemi detyrën të bëjmë gjithçka që është e mundur që pa shkatërruar ekuilibrat financiarë të vendit për shkak të dhimbjes të lehtësojmë maksimalisht këtë dhimbje, pjesë e kësaj është komunikimi i vazhdueshëm. Nga ana tjetër për të vazhduar me masat që kemi marrë duke pasur parasysh njerëzit e zakonshëm dhe ata që kanë më pak mundësi. Ata që kanë më shumë do duhet të mbajnë më shumë barrë.
Kjo ishte mbledhja e parë e Kryesisë e drejtuar nga Rama prej nisjes së sesionit të ri politik.

