“ERE në paligjshmëri”, Elezi: Me rritje e çmimit të energjisë duan të justifikojnë anijet në Vlorë

Eksperti i energjisë Eduard Elezi thotë se Vendimi i Entit Rregullator për rritjen e tarifave të energjisë elektrike është i paligjshëm.

Në një intervistë për RTV Ora, ai tha se nuk janë ndjekur rregullat për përcaktimin e çmimit të ri të energjisë elektrike nga ky institucion.

Eduard Elezi: Vendimi i Entit Rregullator për rritjen e tarifave të energjis elektrike është i paligjshëm. Enti Rregullator duhet të marrë në kompani bilancet, këtë nuk e ka. Duhet të marrë dhe kërkesat të cilat duhet ti bëjë të njohur. Më pas duhet të organizojë një seancë dëgjimore me grupet e interesit. Kemi thjesht një sektor të operatorit të shpërndarjes që ka paraqitur një paçavure me 5 fletë. Duhen tre kompanitë KESH, Operatori i Transmetimit të Energjisë Elektrike dhe operatori i sistemit të shpërndarjes të paraqesin pranë Entit Rregullator.

Ndërhyrjen politike Elezi e shikon si faktor në vendimin e marrë nga Enti rregullator.

Sipas tij 2 janë arsyet e këtij vendimi rritja e çmimit të energjisë për qytetarët si dhe justifikimi i dy varkave të cilat kanë ardhur në Vlorë.

Eduard Elezi: Në këtë rast kemi një ndërhyrje politike. Enti Rregullator u fut në këtë paligjshmëri prej ndikimeve politike. Kjo ndodh prej rritjes së tarifës për qytetarët shqiptarë dhe justifikimi i dy varkave të cilat kanë ardhur në Vlorë. Varkat lundruese nuk janë termocentrale, por janë gjenerator%. Sot më mirë të bie ta blesh energjinë se ta marrësh nga këto varka.