Veliaj injoron Ramën për tenderat: Tri kontrata me negocim nga UKT, 60.8 mln euro jepen me “mik”

Institucionet në varësi të bashkisë së Tiranës, injorojnë urdhrin e kryeministrin Rama për ndalin të tenderave me negocim. Në raportin më të fundit të agjencisë se prokurimeve, evidentohet se janë tri kontrata të tilla të firmosura nga UKT me nja fond prej 60.8 milionë eurosh.

Këtë deklaratë kryeministri Edi Rama e ka bërë në korrik të vitit të shkuar, ku me tone të forta theksuar se do ti çojë vetë dosjet në SPAK.

Zotimi i kreut te qeverise u arkivua  dhe mbeti ne nivel deklarativ.

Vetëm në buletinin e fundit të Agjencisë se Prokurimeve Publike, janë raportuar tri kontrata me negocim te ujësjellës kanalizime Tiranë.

Bëhet fjalë për blerje kimikatesh për pastrimin të ujit të pijshëm, ku fituesi duhet të dorëzojë produktin brenda 3 muajve nga firmosja e marrëveshjes.

Fondi i vënë në dispozicion ishte 60.8 milionë. Në të 3 lotët fiton vetëm një ofertues ‘‘2 AT’’. Në fakt ftesës së institucionit të bashkisë së Tiranës për negocime iu përgjigjën 3 kompani.

Nga këto, një nuk dha asnjë shumë. Tjetra, ofroi më shumë se fituesi por për shkak se nuk plotësoi dokumentet e plota u skualifikua.

Por ky nuk është rasti i vetëm kur ndërmarrja e ujësjellës kanalizime ne kryeqytet nuk zbaton kërkesën e kryeministrit.

Sipas Open Data edhe në muajin maj i njëjti tender është dhënë me negocim dhe është sinjalizuar me flamur të kuq për mungesë konkurrence.

E njëjta ishte situata edhe në prillin e shkuar. Flamuri i kuq është ngritur edhe në shkurt por sërish dhe në vitet e shkuara.

Pavarësisht kësaj as kryeministria dhe as prokuroria nuk janë shqetësuar nga vijimi I tenderave me negocim dhe pa garë.