Të rinjtë në Hoteleri Turizëm synojnë të punojnë jashtë, Dervishi: Të ketë subvencionim nga shteti për të mbajtur stafet

Degët e hoteleri turizmit po kthehen në  degët e preferuara për të rinjtë, të cilët e shohin më së shumti si një rrugë që do ti punësoj jashtë vendit.  Ndërkohë që  të rinjtë zgjedhin të largohen nga Shqipëria, disa nga bizneset në vend kanë rreth 30 për qind të stafit malajzjan.

Shkolla hoteleri turizëm po tërheq  një numër të madh të rinjsh të cilat kërkojnë të profilizohen në këtë sektor që të integrohen në vendin e punës.

Praktikën e punës fillimisht e bëjnë  në Shqipëri, por synimin e kanë që të  punësohen jashtë vendit. 

“Më ka dhënë mundësinë dhe të shkollohem dhe të kem profesionin që unë dua. Synimin e kam këtu.”

“Nuk e shoh veten këtu, kam dëshirë të ik.”

“Për momentin jam këtu, kam filluar në profesionin tim port ë ardhmen time e shoh jashtë shtetit se rrogat janë më të mira.”

Numri i nxënësve në një klasë arrin rreth 30.

“30 a më shumë. Jemi viti i katërt.“

“Jam vit i parë në klasë jemi 30 veta.”

Por me gjithë rritjen e interesit për specializime në këtë fushë kreu i Shoqatës së Restoranteve Turistike Shqiptare, Kujtim Dervishi thotë se edhe këtë vit operatorët turistik patën mungesë stafi

Rreth 30 për qind e stafit në zonën e Vlorës ishin nga Malajzia.

Kujtim Dervishi: Në Vlorë dhe në hotelet në Golem mund të them se janë 30% të huaj.  

Për ti mbajtur specialistët e këtij sektori në shqipëri, kërkohet që qeveria të subvencionoj bizneset pas përfundimit të sezonit turistik.

Të rinjtë në Hoteleri Turizëm synojnë të

Kujtim Dervishi: Vitin që vjen duhet të ketë modalitet si nga qeveria dhe nga bizneset. Ndoshta edhe bizneset do të duhet ta shikojnë mënyrën e pagesës së tyre. Ndërkohë të kërkohet ndoshta dhe subvencionim nga shteti për ti mbajtur këto stafe.

Të rinjtë shqiptar të profilizuar në hoteleri turizëm po zgjedhin Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe kryesisht në bizneset me pronar shqiptar.