Digjet për herë të dytë makina e të resë në Bilisht, kishte konflikt me policinë

Shkrumbohet totalisht një automjet në qytetin e Bilisht.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se automjeti është në pronësi të shtetases Deizi Arapi.

Kjo e fundit është e njohur herën e fundit për konfliktin me policinë e këtij qyteti ku edhe me pas u shoqërua në komisariat.

"Më datë 25.09.2022, rreth orës 02:20, në qytetin e Bilishtit, ka rënë zjarr në mjetin tip "Benz", në përdorim të shtetases D. A., banuese në Bilisht, i cili ishte i parkuar para banesës." - njofton policia. 

Deizi Arapi është prangosur më herët nga policia pasi ka prishur qetësinë publike në Bilisht.

E reja është shoqëruar në komisariat bashkë me të motrën, Xhesika Arapi, 23 vjeçe pasi ofendonin kalimtarët në rrugë.

Në momentin që kanë mbërritur efektivët e policisë, Deizi Arapi ka kundërshtuar, fyer dhe dhunuar uniformat blu.

Deizi Arapi nuk është emër i panjohur për forcat blu. Më 30 tetor të vitit 2018 asaj i është djegur automjeti tip “Smart”. Mjetin ajo e kishte parkuar jashtë banesës, por në mëngjes e gjeti të djegur.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Digjet për herë të dytë makina e të resë në

Digjet për herë të dytë makina e të resë në