Balliu: Veliaj do të mbyllë RTV Ora, tekat e tij rrezikojnë t’i kushtojnë shqiptarëve 130 milion euro
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shtator 2022, 15:57
Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu shkruan në Facebook se qytetarët shqiptarë rrezikojnë të humbasin 130 milionë euro në Arbitrazh.
Duke iu referuar çështjes kundër RTV Ora, sekuestros të së cilës i ka mbaruar afati, Balliu shkruan se tekat e Veliajt duan të mbyllin një media.
Balliu: Jo vetëm qytetarët e Tiranës paguajnë 80 mijë euro në ditë për inceneratorin që nuk ekziston, por tani mund të paguajnë 130 milion euro për interesat e Veliaj, pasi ky i fundit kërkon të mbyllë media sepse denoncoi aferat e tij me lejet e ndërtimit dhe rritjen e taksave për qytetarët. Veliaj është arsyeja e shkatërrimit të qytetit dhe të ekonomisë së qytetarëve.

