Yuri Kim: Eshtë koha sërish për të marrë një vendim për të ardhmen e Shqipërisë
“Historia e marrëdhënieve Shqipëri – Amerikë është unike” tha ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim në konferencën organizuar sot me temë “Marrëdhëniet shqiptaro amerikane gjatë shekullit XX”
Ambasadorja kujtoi se "regjimi i Hoxhës u përpoq të helmonte miqësinë mes shqiptarëve e amerikanëve. Ishte përnjëmend një kohë e errët por shqiptarët nuk harruan kurrë se kishin një mik larg e amerikanët nuk harruan kurrë se kishin një mik këtu”
Pastaj 1991 pati një fillim të ri të marrëdhënieve dhe që prej atëherë mesazhet se SHBA është me Shqipërinë e Shqipëria me SHBA-në vijon të mbetet i njëjtë.
Yuri Kim: "Mendoni sa shumë kemi përparuar në marrëdhënien tonë. Në 1991 nuk besoj se ndonjë këtu do e kishte parashikuar që Shqipëria do të ishte anëtare e fortë e NATO-s. Do të kishte qenë anëtare kryetarja në detyrë për OSBE-së dhe do të ishte ulur ngjitur me Francën, SHBA, Kinën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Do të kishte nisur negociatat për tu anëtarësuar në BE. Gjithashtu kërkohej një sakrificë e madhe nga populli shqiptar por dhe qeveritë shqiptare”
Ndërkohë 31 vite pas rënies së komunizmit ende mbetet shumë për tu bërë.
“Jemi në pikën kur është koha për të marrë një vendim për të ardhmen e Shqipërisë. Për të thënë sërish që ne jemi me ju dhe ju jeni me ne. për të thënë që demokracia funksionon”
Konferenca u organizua nga Instituti i Studimeve Politike.