"Serbia kërcënim dhe për Shqipërinë" Bugajski: PD e PS shkaktuan shqetësime në Uashington
Analisti i politikës së jashtme dhe një njohës i mirë i Ballkanit, Janusz Bugajski thotë se polarizimi i PD-së dhe PS, bojkoti i parlamentit pengoi Shqipërinë dhe për këtë ka shkaktuar shqetësim edhe Uashingtoni.
Janusz Bugajski: “Në 25 vitet e fundit dy faktorë kryesorë në politikën shqiptare kanë shkaktuar shqetësime në Uashington. Pikësëpari polarizimi i fortë i PD dhe PS-së që shpesh herë ka ndaluar konsensusin kombëtar dhe pengoi zhvillimet pozitive të vendit. Ka patur bojkotim të parlamentit dhe kjo ka çuar në vonesën e anëtarësimit të Shqipërisë në institucionet europiane. Ka pasur korrupsion zyrtar, ekonomi në vështirësi dhe partitë janë përpjekur të ushtrojnë patronazh në institucionet publike, ka pasur transparencë të munguar në marrëdhëniet e politikës me biznesin”
Sfida jugosllave
Sot gjatë fjalës së tij në konferencën "Marrëdhëniet shqiptaro amerikane gjatë shekullit XX" Bugajski tha se zemra e konfliktit është gjëndja në Serbi madje e sheh dhe si kërcënim për Shqipërinë.
Janusz Bugajski: ”Zemra e konfliktit është gjendja e papërcaktuar e Serbisë qeveria e këtij shteti udhëhiqet nga Vuçiç dhe tashmë kanë ringritur dhe njëherë shqetësime në rajon si përshembull pretendime territoriale në Bosnje Hercegovinë, apo edhe në Malin e Zi, një farë kërcënimi edhe për Shqipërinë për sa kohë që Serbia vazhdon mosnjohjen e Kosovës si shtet i pavarur për shumë shqiptarë. Qëndrueshmëria e djalogut nëpërmjet Beogradit dhe Prishtinës, mosnjohja e Kosovës nga 5 vende anëtare të Bashkimit Europian dhe pamundësia e Kosovës për të hyrë në disa institucione ndërkombëtare”
Bugajskoi komentoi dhe dy skenaret e zgjerimit të territoreve të cilat do të përshkallëzonin konfliktet në rajon.
Janusz Bugajski: Në skenarin më optimist në Ballkan të gjitha shtetet që kanë synime zgjerimi pan Serbia, Shqipëria e Madhe apo të gjitha këto do të qetësoheshin në një proces paneuropian
Në skenarin pesimist agjendat për zgjerime territorial do të përshkallëzohen në konflikte rajonale që do të përfshinin dhe Shqipërisë.
Sa I takon Rusisë Bujgaski tha se Moskën Ballkani është aset strategjik
Janusz Bugajski: “Rusia e shikon Ballkanin jo si fushë por aset strategjik e aty përpiqet të minojë rolin e institucioneve ndërkombëtare e të krijojë paqëndrueshmëri. Aleatët e Moskës, në rajon janë Vuçiç dhe Milorad Dodik. Ka zyrtarë rus që inkurajojnë Vuçiç në fuqi dominuese në Ballkan.”
