"Na tregoni kë keni plan për të vrarë" Ulsi Manja u drejtohet demokratë: E keni në ADN fjalën vrasje

Të gjithë kundër Berishës. Socialistët, deputetë dhe ministra u ngritën në kor kundër kryetarit të PD-së Sali Berisha I cili nga foltorja bëri thirrje për protesta dhe greva kundër kësaj qeveria që sipas tij vetëm vjedh.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja iu kundërvu Berishës. 

“Na tregoni kë keni plan për të vrarë se ishim dëshmitarë të një platforme, shfaqje të një plaftorme dhune mbi institucionet, biznesin dhe këtë e bën një njeri që ka qenë dhe president dhe kryeministër.

Ishim dëshmitarë të një përroi psiqik këtu. Më vjen keq që jeni bërë palë me atë platformë dhune. 

Për shqiptarët është fat që është në këtë sallë dhe uroj që të jetë shumë gjatë në atë krahun që jeni ju që shqiptarët ta kujtojnë sa herë që të shkojnë tek kutia e votimit. E keni ADN fjalën vrasje. Nuk fitoni asgjë me këtë fjalo dhune"