Apeli konfiskon apartamentin e mijëra metra katrorë tokë Emiljan Shegës

 

Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të ndryshojë pjesërisht vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë për konfiskimin e pasurive të Emiljan Shegës

1. Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 130 m2, {...}, në pronësi të shtetasit E.Sh.;

2. Pasuria e llojit “Kullotë”, me sipërfaqe 5667 m2, {...}, në bashkëpronësi të shtetasve E.Sh. dhe E.K.;

3. Pasuria e llojit “Kullotë”, me sipërfaqe 3782,6 m2, {...}, në bashkëpronësi të shtetasve E.Sh. dhe E.K.;

4. Pasuria e llojit “Kullotë”, me sipërfaqe 498,8 m2, {...}, në bashkëpronësi të shtetasve E.Sh. dhe R.K.;

5. Pasuria e llojit “Kullotë”, me sipërfaqe 17328,3 m2, {...}, në bashkëpronësi të shtetasve E.Sh. dhe R.K.;

6. Pasuria e llojit “Kullotë”, me sipërfaqe 7000 m2, {...}, në bashkëpronësi të shtetasve G.H. dhe M.K.

-Lënien në fuqi të vendimit nr.9, datë 18.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, për pjesët e tjera të tij.

Ky shtetas është arrestuar në Britani si pjesë e një grupi kriminal që trafikoi lëndë narkotike me vlerë 10 milion paund. 

Shqiptari është dënuar me 10 vjet burg ndërsa lënda narkotike u gjet e fshehur nën parketin e dyshemesë, të mbuluar me qilim, mbi të cilin ishte vendosur edhe një divan me qëllim maskimin e tyre.