Dy viktima brenda pak orësh në aksin Elbasan - Peqin

Dy persona humbën jetën brenda pak orësh në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Mbremjen e së mërkurës, 21 shtator, në fshatin Karin një 49-vjeçar humbi jetën pasi makina të cilën po e drejtonte u përplas me një tjetër automjet.

Një 27-vjeçar po drejtonte mjetin tip Volsvagen i cili u përplas me mjetin tip benz me të cilin po udhëtonte Artur Tufa, ndërsa nga përplasja ky i fundit humbi jetën.

Shkak për këtë aksident dyshohet shpejtësia e lartë, ndërsa 27-vjeçari u arrestua në spital paraditen e së enjtes, 22 shtator.

Një tjetër aksident u shënua në të njëjtin aks në afërsi të fshatit Bishqem. Një furgon u përplas me një motor, ndërsa për pasojë drejtuesi i motorit humbi jetën në vend.

8 persona kanë humbur jetën në aksidente rrugore nga janari deri në fund të korrikut në Elbasan në 19 aksidente. Në të gjithë vendin tonë në 6 mujorin e parë të këtij viti kanë humbur jetën 95 persona në 686 aksidente rrugore.