Yuri Kim: Mbështesim "Ballkanin e hapur"
Nisma Ballkani i Hapur nuk duhet parë si një kërcënim për vendet e Ballkanit. Deklarata vjen nga kryediplomatja amerikane në vendin tonë Yuri Kim, e cila ka nënvizuar rëndësinë e forcimit të marrdhënieve shqiptaro-amerikane.
Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim mbajti sot qëndrimin e saj pro nismës "Ballkani i Hapur" duke mos e parë si një kërcënim të mundshëm afrimitetin e tepërt me Serbinë, por ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta me Amerikën.
Yuri Kim:“Jemi në pikën kur është koha për të marrë një vendim për të ardhmen e Shqipërisë. Për të thënë sërish që ne jemi me ju dhe ju jeni me ne. për të thënë që demokracia funksionon”
I vetmi faktor destabilizues për të në këtë situatë mbetet Rusia dhe lufta në Ukrainë, për këtë arsye çdo tentativë për bashkimin mes popujve të ballkanit mbetet pozitiv dhe do të vijojë të mbështet nga SHBA.
Yuri Kim: "Sa i takon Ballkanit të Hapur pozicioni i SHBA-së është shumë i qartë. Nuk mund të jemi as surprizë e as kontravers për njerëzit. Ne do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha përpjekjet përfshi Ballkanin e Hapur në mënryë që të jemi konseguente dhe të kontribuojnë për procesin e integrimit që udhëhiqet nga BE dhe është i hapur për 6 vendet.”
Pjesë e konferencës në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve mes dy vendeve, Kim u shpreh se ende pas 31 vitesh nga rënia e komunizmit hapat për forcimin e frymës proamerikane në vendin tonë duhet të shpejtohen.
