Simptomat nëse keni konsumuar kremviçet me bakterin Listeria

Në emisionin e ditës së sotme të “Ditë e Re” në RTV Ora u diskutua në lidhje me një temë mjaft të rëndësishme për konsumatorët shqiptarë siç është siguria ushqimore dhe produktet të cilat duhet patur kujdes në konsumimin e përditshëm.

Dekani i Fakultetit të Bioteknologjisë, z. Kapllan Sulaj tregoi simptomat që shfaqen në rast të komsumimit të produkteve Wudy me prezencë e bakterit "Listeria monocytogenes"

Personat që konsumojnë produkte të tilla të kontaminuara me këtë bakter u shfaqen simptoma të tilla si dhimbje barku, diarre, temperaturë por edhe arrin që helmimi të shkojë dhe në gjak duke rrezikuar kështu edhe jetën.

 “Më pak të rrezikuar janë personat që këto produkte të kontaminuara, pa e ditur se janë të dëmshme, i ka konsumuar të skuqura ose të pjekura pasi në veprimin e nxehtësisë patogjeni shpërbëhet.”- shprehet z. Sulaj.

Ndër të tjera, dekani i Fakultetit të Bioteknologjisë tregoi se siguria ushqimore në Shqipëri nuk ekziston pasi shumë produkteve u falsifikohet data e skadencës së produktit dhe vend i origjinës, por e vetmja gjë që mund të bëjnë konsumatorët shqiptarë është të konsumojnë produkte me skadencë afatgjatë deri sa instancat të veprojnë për të ofruar siguri në produktet ushqimore.  

Emisioni "Ditë e Re" transmetohet çdo ditë nga ora 07:00 - 10:00 në RTV Ora me moderatorë Arjola Shehu e Arjon Muça.