Kamioni shembi mbikalimin/ Banorët në Sukth nuk kanë mundësi kalimi në anën tjetër të qytetit

Mbikalimi i këmbësorëve në autostradën Durrës-Tiranë, pranë Sukthit u shemb pasi një kamion u përplas me strukturën. Ngjarja sipas policisë u shënua në orët e para të mëngjesit, pasi drejtuesi humbi kontrollin e drejtimit të mjetit dhe kamioni u përplas me mbikalimin e këmbësorëve.

Prej kësaj të marte banorët e Sukthit duhet të rrezikojnë jetën për të lëvizur në dy anët e qytetit.

Mbikalimi në autostradë që lidh dy anë të Sukthit u shemb gjatë natës, pas përplasjes së një kamioni.

Drejtuesi i mjetit të tonazhit të rëndë humbi kontrollin dhe u përplas me mbikalimin i cili u shemb i gjithi.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Autostrada Durrës-Tiranë dhe anasjelltas u bllokua për disa orë gjatë natës për shkak se hekurat ranë në rrugë.

Amortizimi i mbikalimit dhe mungesa e ndërhyrjes ishin vënë re prej vitesh në zonë.

Ajo ishte e vetmja mundësi për qytetarët që të kalonin autostradën, ndërsa tanimë ata duhet të kalojnë mes për mes autostradës.

Drejtuesi i mjetit përfundoi në spital pasi pësoi disa lëndime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Kamioni shembi mbikalimin/ Banorët në Sukth nuk kanë mundësi