Thirrjet e Berishës për protesta e greva nxehin socialistët, Balla: Ti PS-së i ha.... Do të duhet vizë për të shkuar edhe në Lalz
Thirrja e Berishës drejtuar administratës të dalë në protestë duket se nxehu deputetët dhe ministrat ti kundërvihen dhe me një gjuhë jo të përshtatshme.
Deklarata se PD po përfaqëson edhe socialistët në Kuvend nxehu më shumë gjakrat e tyre. E para fillimisht reagoi Ministrja për Shtetin dhe Parlamenti, Elisa Spiropali më pas e mori fjalën kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla dhe ministres së Arsimit Evis Kushi dhe ministrit Ulsi Manja
Sali Berisha: “Jo rastësisht prita ulur në një karrige të deputetëve socialistë, për tu thënë socialistëve se avokatë të vetëm të tyre në këtë parlament janë demokratët. Do të vazhdojmë të jemi zëdhënës të qytetarëve. Se si është katandis ky parlament sot më shumë se kurrë qytetarët kanë nevojë për përfaqësim. Unë dëgjova këtu diskutime por sot të dashur qytetarë koha është për veprime. Këta janë nga mëngjesi deri në darkë të angazhuar në dy aktivitete, në mashtrimin tuaj dhe në vjedhjen tuaj. Por ka ardhur koha që ne kësaj qeverie ti tregojmë vendin dhe jam këtu për tu bërë thirrje të gjithë mësuesve, me guxim dhe kurajo të mbrojnë interesat e tyre.
U bëj thirrje sindikatave shkëputuni nga plogështia juaj dhe të organizojmë grevën e përgjithshme, e cila është grevë për dinjitetin e gjithsecilit në radhë të parë. Ju bëj thirrje mjekëve, bluzëbardhëve që shohin këtë rrënim në sistemin shëndetësor...
Atëherë cila mbetet të dashur kolegë dhe kolege. Greva, greva dhe para së gjithash greva. U drejtohem biznesit të vogël që ka një armik të vërtetë në këtë qeveri. Çfarë presin më? Thirrja e çdo biznesmeni, e fëmijëve të tyre, grave të tyre, miqve të tyre, të ulen qepenat. Grevë e përgjithshme, Grevë e përgjithshme, Grevë e përgjithshme. U bëj thirrje të gjithë studentëve të organizohen në një lëvizje të fuqishme studentore”
Elisa Spiropali: “Një shprehje thotë se historia nuk përsëritet asnjëherë njësoj, njëherë si tragjedi dhe njëherë si komedi. Kjo që dëgjuam ishte për të qeshur se kur qeverisnit i bëtë njerëzit për të qarë.
Të dëgjojmë këtë batare fjalësh nga hall i një njeriu të vetëm. E gjithë opozita është marrë peng nga dy persona si ata grabitësit e bankës që mbajnë peng personelin në bankë për të mbrojtur atë që kanë vjedhur dhe për të siguruar arratinë. Nuk ndryshon halli i tyre dhe këta i përgjigjen hallit dhe jo çështjeve.
U ul në këtë anë të parlamentit dhe pretendoi se është përfaqësues i socialistëve, por socialistët kur shohin atë shohin një thesshqekësh, që i ka qëlluar drejtpërdrejtë, të rinj dhe të vjetër, burra dhe gra pa diskutim, 1800 plumba në bulevardin e Dëshmorët e Kombit, çfarë përfaqësimi për çfarë po flet.
Duke deklaruar Edi Rama është armik patjetër këtë frymë do fusi. Patjetër u ngrit ajo zonja 80 e kusur vjecare në takim të tij dhe tha: Më jep leje për të vrarë Edi Ramën.Po patjetër se ka parë këtë. Ky i jep leje për vrasje. Patjetër se ky ka qenë shpërndarësi monopoli i lejeve për të vrarë njerëz në këtë vend.
Taulant Balla:“Ky njeri turp nuk ka më, burrëri s’ka pasur kurrë.
Kërkon sherr, kërkon luftë sa herë i jepet mundësia.
Nuk ndodh që as unë të ulem në rreshtin tuaj as ky njeri që kërkon të provojë sa i jepet mundësia.
Nuk bëmë asnjë reagim se menduam se e kishte nga mosha nevojën për t’u ulur ndaj s’folëm. Sa i përket që ky, pisllëku, e përfaqësoka më mirë Partinë Socialiste, ku partisë socialiste i ha atë."
Ky PS-së nuk i afrohet dot kurrë. PS ka qenë në të mirë të këtij vendi, ndërkohë që ky njeri ka tradhëtuar sa herë që I jepej mundësia. Njeriu I varkës së Enver Hoxhës, furnizoi me naftë makinerinë e Sali Berishës. Vjen këtu e thotë unë përfaqësoj sot socialistët. Turp I parlamentit, vjen e bën pis parlamentin. Turp që vazhdoni e I rrini nga prapa.Saliut kam frikë se do I duhet vizë për të shkuar dhe në Lalz.
Ulsi Manja: Na tregoni kë keni plan për të vrarë se ishim dëshmitarë të një platforme, shfaqje të një plaftorme dhune mbi institucionet, biznesin dhe këtë e bën një njeri që ka qenë dhe president dhe kryeministër.
Ishim dëshmitarë të një përroi psiqik këtu. Më vjen keq që jeni bërë palë me atë platformë dhune. Për shqiptarët është fat që është në këtë sallë dhe uroj që të jetë shumë gjatë në atë krahun që jeni ju që shqiptarët ta kujtojnë sa herë që të shkojnë tek kutia e votimit. E keni ADN fjalën vrasje. Rri rehat fjalën vrasjen. Nuk fitoni asgjë me këtë fjalo dhune.

