Aksident në aksin Elbasan-Peqin, ndërron jetë drejtuesi i motorit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, ndërron jetë drejtuesi i motorit
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur sot në aksin Elbasan-Peqin ku motori është përplasur me një mjet tip fugon.

Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Bishqem.

"Më datë 22.09.2022, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Bishqem, mjeti furgon tip “Ford", me drejtues shtetasin D. A., banues në Elbasan, është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin M. S.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën, në spital, drejtuesi i motoçikletës, shtetasi M. S., rreth 72 vjeç, banues në fshatin Bishqem, Peqin," njoftoi policia.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.