Digjet banesa në Patos, shpëtojnë nëna dhe fëmijët. Pronari dje u nis drejt Greqisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shtator 2022, 13:28
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen 1 Maji, Patos.
Në momentin e zjarrit në shtëpi ndodheshin vetëm nëna me fëmijët të cilët shpëtuan fatmirësisht.
"Në orën 13:00, lagjen "1 Maj", Patos, në katin e dytë të banesës së shtetasi F. G., ka rënë zjarr ku për pasojë janë djegur orenditë shtëpiake. Nuk ka dëme në njerëz," informon policia.
Gazetari i Ora News informon se banesa është në pronësi të Xhemal Goxhaj, i cili ditën e djeshme është nisur drejt Greqisë.
Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.


