Berisha i drejtohet Ballukut: Fol për mullar-pallatin e Lul Morinës, Nikolla ia mbyll mikrofin. Ministrja sugjeron Zvicrën të padisë "Daily Mail"

Kryetari i PD-së Sali Berisha doli në foltore për të shtruar tre pyetje duke deklaruar se zv/kryeministren Belinda Balluku se po mashtron

Unë jam këtu për të shtruar tre pyetje: A mundet një njeri ta mbajë me mashtrime parlamentin 20 minuta, duke shkelur çdo rregullore siç bën zonja?

E dyta, me çfarë lidhet me ju, largimi i Nanos, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit?

Pastaj, fol këtu për misterin e pallatit të Lul Morinës. Na .fol pak për mullar-pallatin

Pallati 8-katësh dhe ti flet për mister. Na jep sqarime.

Në këtë moment kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i mbylli mikrofonin duke thënë “Nuk është procedurë most a nisim me seancë pyetje përgjigjesh”

Ndërkohë Balluku justifikoi deklaratën e saj lidhur me lajmin e pavërtetë se në Zvicër dënohesh me burg nëse gjatë dimrit do ta lësh mbi 19 gradë temperaturën. Ajo shkoi deri atje sa i sugjeroi Zvicrës të padisë "Daily Mail" se atje e kishte parë informacionin.