Daci: Çështjen e RTV Ora e kemi çuar në Arbitrazh, gjasat janë të mëdha të fitohet, 130 mln euro dëm
Në “Ora e Betit” në RTV Ora, Enis Daci, avokat u shpreh se çështja e RTV Orës ka shkuar tashmë në Arbitrazh, gjë për të cilën është vënë në dijeni edhe shteti shqiptar.
Ai tha se dosja është marrë nga 3 avokatë përfshirë edhe atë, dhe ka shumë gjasa që kjo çështje kundër shtetit shqiptar të fitohet atje.
Daci: Qysh në tetor në vitin 2021 i kemi dërguar avokatisë së shtetit që do ta çojmë këtë çështje në Arbitrazh për këto arsye. Kemi renditur shkeljet që kemi konstatuar dhe i kemi dhënë mundësinë qeverisë që të ulet në tavolinë dhe për të gjetur një zgjidhje për të dyja palët, por s’kemi marrë përgjigje. Pasi ka kaluar afati 6 mujor kemi informuar shtetin shqiptar që e kemi dorëzuar formalisht lëndën në Arbitrazh.
Janë të mëdha ë shteti shqiptar të humbasë këtë proces. Sipas dy ekspertizave kemi vlerësuar që shifra është 130 milionë euro të bazuar në dokumente dhe në analiza. Jemi 3 ortakë, jam unë së bashku me zviceranë dhe francezë. Ne nuk do ta kishim marrë një dosje e ditur se do të kishim mundësi që do të fitonim.

