Me dokumente të falsifikuara tenton të bëhet pronar i gati 5 mijë metrave katrorë në Ksamil, arrestohet 69 vjeçari

Një 69-vjeçar nga Saranda u arrestua në përpjekje për të përfituar në mënyrë të paligjshme rreth 5 mijë metër katror në zonën turistike të Ksamilit. Sipas prokurorisë, Skënder Omari, kishte falsifikuar dokumentet me të cilat aplikoi pranë Kadastrës si hap i fundit për të marrë pronën.

Skënder Omari, banues në Gjashtë, Sarandë u vu në pranga pasi tentoi të përfitojë 4950m2 tokë truall në mënyrë të paligjshme në turistike të Ksamilit.

69 vjecari,  më datë 25.Janar 2022, kishte aplikuar pranë zyrës së Agjensisë Shtetërore të Kadastrës në Sarandë  për kalim te pronesise të një një toke të njohur si “Parcela B-37”.

Fillimisht specialistët e ASHK kanë ngritur dyshime dhe më pas ekspertët e prokurorisë vërtetuan se dokumentet ishin të falsifikuara, duke shmangur tentativën e Skënder Omarit për përfitimin e pronës në mënyrë të cilësuar të paligjshme.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Më 21 Shtator, Gjykata e Sarandës mbi bazë të provave të siguruara nga prokuroria caktoi masën “arrest me burg për 69 vjecarin.

Këtë të enjte, policia e Sarandës, zbatoi vendimin dhe vuri në pranga Skënder Omarin, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, me pasoja të rënda.  

Në kuadër të hetimit për falsifikimin  e dokumenteve, gjykata e Sarandës ka vendosur sekuestro s preventive edhe mbi truallin me sipërfaqe 4950 metër katror, në Ksamil.

Edhe ky vendim është ekzekutuar nga Policia locale, në të njejtën kohe më arrestimin e 69 vjecarit që tentoi ta regjistrojë si pronë me dokumente të falsifikuara.

Prokuroria e Sarandës, thotë se po vijon hetimet për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në falsifikimin e dokumenteve.

Muajt e fundit në Sarandë dhe zonat turistike të jugut, janë zbuluar disa raste të vjedhjes dhe tjetërsimit të pronave përmes skemave të falsifikimit të dokumenteve, KU kanë rezultuar të përfshirë edhe punonjës të institucioneve shtetërore.