Gjirokastër, makina merr flakë në ecje, në timon një 58-vjeçar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shtator 2022, 19:35
Një makinë u përfshi nga zjarri pasditen e sotme në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:02, në lagjen "Granicë".
Në ecje e sipër ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht automjeti tip "Volvo", i cili drejtohej nga shtetasi Gj. K., 58 vjeç, banues në Gjirokastër.
Nuk ka dëme në njerëz.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.



